Gjatë realizimit të detyrës për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta në fshatin Arllat nga Organizata HALO, është gjetur mjeti shpërthyes në oborrin e një shtëpie. EOD ka intervenuar me të marrë informacionin, njofton FSK.
Me të arritur në vendngjarje, ekipi i EOD-së ka marrë situatën nën kontroll duke siguruar banorët e lagjes dhe duke kryer evakuimin e tyre.
Pastaj ekipi me profesionalizëm ka kryer punët mbrojtëse për të penguar efektet shpërthyese të mjetit të gjetur me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës, dhe është kryer shpërthimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes.
Ky shpërthim është kryer në mënyrë të sigurt duke ruajtur edhe shtëpinë që ishte në distancë 15 m nga mjeti shpërthyes.
Ekipet e EOD-së së Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë ekipe të trajnuara, shumë profesionale që ndihmojnë në largimin e këtyre rreziqeve dhe ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, njofton FSK. /2LONLINE/