DYLON

Komuna e Gjilanit: Fillojnë punimet në realizimin e projektit me vlerë 2.4 milionë euro

Komuna e Gjilanit: Fillojnë punimet në realizimin e projektit me vlerë 2.4 milionë euro
Avatar photo Redaksia

“Kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro”, kanë thënë drejtues të Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga drejtori për Shërbime Publike, Mentor Mihovci, ai për Mbrojtje dbe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë kanë parë nga afër nisjen e punimeve.

EkoHigjiena

“Projektet nga prezentimi 7 javë – 7 projekte, po marrin jetë”, tha Hyseni.

I pari i komunës tha se pas sezonit dimëror, tash janë krijuar kushtet për vazhdim të punimeve. Ky projekt është për njërën nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani.

“Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, tha Hyseni.

Kryetari i Gjilanit Alban Hysen tha edhe se, punimet kanë filluar brenda kazermës së FSK për të ndërtuar murin e perimetrit të parë të sigurisë.

Sipas Hyseni në fund të muajit prill, dalin jashtë këtij perimetri dhe vazhdojnë punimet në hapësirën e jashtme.

Kjo pjesë përgjatë Kazermës së FSK-së do të ketë rrugë me katër korsi. Trotuar në dy anët. Shteg për biçikleta. Infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore), apo mbulimi i lumit Stanishorka.  Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024.

Ky projekt me bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ishte prezantuar me 22 janar të këtij viti, në kuadër të projekteve me moton “7 javë – 7 projekte”.

Derisa gurthemeli ishte vënë me 1 dhjetor, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.