/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se sot Policia e Kosovës ka pranuar informatën se ne rrugën “Hamdi Pogragja”në Gjilan është vërejtur një granat dore e cila gjendej në oborrin e një shtëpie .
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se është njoftuar menjëherë njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR-i amerikan të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës. Shpërthimi është kryer pa pasur kurrfarë dëme tjera.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se në lidhje me rastin për momentin nuk ka persona të dyshimtë. Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të hapet rast “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe i është dedikuar Njësisë së Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme. /2L ONLINE/
fotoilustruese