Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake.
Kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj.
Për mbarëvajtjen e stërvitjes dhe për shkaqe të sigurisë dhe lëndimeve të mundshme janë kujdesur Instruktoret duke implementuar në përpikëri procedurat standarde si dhe masat e kontrollit dhe sigurisë.
Ky kurs nga tash është planifikuar që të jetë pjesë e plan-programit trajnues për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kështu përgatitjen profesionale dhe aspektin taktik dhe fizik të pjesëtarëve, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/