Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që fshatrat Hodonoc, Topanicë dhe Poliqkë në Komunën e Kamenicës, të shpallën vatëra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.
Personat e diagnostifikuar me COVID-19 dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKSHPK për vetizolim.
Rekomandohet Policia e Kosovës për mbikqyrjen e tyre.
Sipas vendimit të Ministrisë obligohen të gjithë banorët të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Deri më tani në Komunën e Kamenicë janë shëruar 17 persona, ndërsa raste aktive janë 21.