“Investimet në infrastrukturën e fshatrave po vazhdojnë nga Komuna e Gjilanit me qëllim të përmirësimit të jetës për banorët. Tani fshati Uglar është bërë me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ”, thotë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Hyseni ka parë nga afër këto investime dhe ka biseduar me banorët e këtij fshati.
“Ndriçimi i ri, trotuari dhe shumë drunjë dekorativ në Uglar, në vlerë rreth 160 mijë euro janë vetëm disa nga intervenimet drejt përmirësimit të jetesës për qytetarët tanë. Po sjellim më shumë dritë dhe zhvillim në çdo cep të komunës”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/