Në kuadër të realizimit të planit për Menaxhimin e Mbeturinave, qytetarët e Karaçevës së Epërme të Kamenicës janë pajisur me kontejnerë.
Sigurimi i kontejnerëve është bërë nga Komuna e Kamenicës, ndërsa shpërndarja e tyre është bërë nga njësia Ecohigjena dhe Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat.
DSHPAI falënderon delegatët e asamblesë komunal Shefik Kastratin dhe Vedat Kastratin, të cilët janë koordinuar me banorët e Karaçevës dhe kanë ndihmuar në hartimin e listave për qytetarët.