DYLON

Haziri: Reciprociteti ka nevojë të qartësohet deri në fund

Haziri: Reciprociteti ka nevojë të qartësohet deri në fund
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lufti Haziri, ka shkruar në profilin e tij se reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha.

EkoHigjiena

Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës.

Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurtë dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.