Së bashku me vjeshtën në tryezat tona shtohen edhe frutat dhe perimet e kësaj stine që jo vetëm pasurojnë dietat tona, por mbi të gjitha ato luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien e vetë organizmit tonë.
Kërpudhat. Janë shumë të mira në drejtim të parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare, duke ulur përmbajtjen e colesterolit në gjak.
Kungulli. Përveç vlerave laksative, kungulli është i rekomandueshëm pasi ndihmon shume ne rigjenerimin e qelizave dhe lufton plakjen.
Rrepat, lakrat. Janë një aleat i njohur i aparatit tretës, sistemit kardiovaskular, sistemit nervor dhe lëkurës.
Hurmat. Janë shume e këshillueshme veçanërisht për vlerat e saj ne lëkurë, sistemin e aparatit tretës, prostatën, mëlçinë, pankreasin dhe stomakun.
Rrushi. Është i rekomanduar ne rastet e anemisë si pasoje e lodhjes, variceve, hiperazotemise, sëmundjeve te lëkurës, si dhe ne rastet e kapsllëkut.
Shegët. Janë një anti tumoral i shkëlqyer, lufton efektet negative te menopauzës, ulë tensionin arterial, si dhe ka një veprim te forte anti inflamator.
Gështenjat. Janë me vlera veçanërisht ne rastet e lodhjes se përgjithshme, si mendore, ashtu edhe fizike, si dhe luftojnë stresin. Përdoren edhe ne recetat për prodhimin e maskave te fytyrës.