/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar se në fshatin Sadovinë e Jerlive, e Komunsë së Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka bërë marrëveshje duke iu premtuar para në vlerë 5000 euro dy viktimave femra K-Shqiptare, me qëllim që të njëjtat të tërhiqnin deklaratat e tyre nga një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/