“Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar”.
Neve, pra njerëzve në përgjithësi u ndodhë që para realizimit të ndonjë plani apo para arritjes së ndonjë qëllimi, të përballen me frikën se mos po dështojnë si pasojë e ndonjë ngecje apo pengese që mund të shfaqet gjatë rrugëtimit drejt suksesit.
Shkruan: Doruntinë Ferati
Kjo frikë shpesh na vë në dyshime dhe në pozita jo të këndshme. Një nga këto dyshime mund të jetë, mosbesimi në aftësitë tona personale, pra, në mendjen tonë vije mendimi i të qenurit i pavlefshëm.
Është shumë me rëndësi besimi në vetvete dhe jo në supet e personave tjerë, pavarësisht kush mund të jenë ata apo sa të afërt i kemi. Shprehja e mendimeve tona, ashtu siç ne i ndjejmë, është një ndër faktorët kryesor që e luan rolin më të madh në ngritjen e vetëbesimit.
Pra, në mënyrë që ne ti shprehim aftësitë tona, fjala “nuk mund t’ia dal” nuk duhet të ekzistojë në fjalorin tonë.
“Të jesh vetvetja”, në çdo moment, në çdo rrethanë, pavarësisht pranë dhe me kënd je, pra “je vetvetja”, është një nga elementet parësore për të ndërtuar vetëbesim të natyrshëm.
Ne, nëse gjatë rrugëtimit tonë, për të realizuar qëllimet tona, përdorim apo i vendosim vetës tonë maska, e kemi të pamundur të jemi NE, e kemi të pamundur të arrijmë atë që e dëshirojmë nga vetja jonë, dhe si pasojë e kësaj përfundojmë duke e gënjyer vetën.
Siç thotë një thënie nga Herman Melville;
“Më mirë të dështosh me origjinalitet sesa të jesh i suksesshëm me imitim”.
Mënyra më e mirë për të sfiduar friken nga dështimet është;
•të besosh në aftësitë tua
•të jesh vetvetja
•bëj gjërat që ty të bëjnë të ndjehesh mirë
•injoroje frikën
•demaskoje guximin dhe në fund
•SFIDOJE VETËN!