Annemasse, Francë – Në mbështetje të Shoqatës së Miqësisë Franko- Shqiptare, është organizuar një takim i përbashkët i deputetes së Parlamentit të Francës Virginie Duby – Muller, me delegacionin e Këshillit Ekonomiko Social në përbërje të së cilit ishin përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Sindikatave të Bashkuara të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Kosovës.
Presidenti i shoqatës së Miqësisë Franko- Shqiptarë, Tahir Shabani, ka thënë se ky takim që është në vazhdimësinë e bashkëpunimit bilateral për çështje kulturore , ekonomike dhe shkëmbim përvojash, ishte një mundësi e mirë që delegacioni nga Kosova të krijoi lidhje më të ngushta me përfaqësuesit vendimmarrës të shtetit mik të Francës.
“Kosova si shtet I ri ka nevojë të përkrahjes së gjithanshme, prandaj mbështetja që po i jep vendit tonë deputetja e parlamentit të Francës znj. Duby ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë”, ka thënë Shabani.
Kurse deputetja e Parlamentit të Francës , Virginie Duby –Muller, ka thënë se si anëtare e Komisionit për çështje kulturore arsimore dhe çështje të gruas, dhe njëkohësisht anëtare e grupi të miqësisë Francë –Kosovë e Parlamentit Francës , ka thënë se respekton dhe çmon vlerat e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe se do është e gatshme tu jep mbështetjen e vetë edhe partnerëve ekonomiko –social.
“Jam e gatshme që të mbështesë edhe këshillin e juaj social në krijimin e urave të bashkëpunimit me partnerët e juaj në Francë”, ka thënë deputetja Duby.
Anëtarët e këshillit ekonomiko – social të Kosovës Fatime Rexhepi kryetare e këtij këshilli, kryetari i Sindikatës së Bashkuara të Kosovës kryetari Haxhi Arifi dhe nënkryetari Alush Sejdiu, kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini dhe sekretari i odës ekonomike Parim Bajrami, janë shprehur se ndihma e shtetit francez për Kosovës ka qenë e vazhdueshme si para, gjatë dhe pas luftës, prandaj çdo mbështetje që po I jep ky shtet Kosovës është e mirëseardhur, prandaj kjo përkrahje e deputetes Duby, do të jetë një ndihmë shtesë për shtetin e Kosovës.
Deputetja Virginie Duby –Muller së bashku me grupin e miqësisë Francë – Kosovë të parlamentit të Francës , do të organizoi një vizitë në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror. /Ibrahim Sefedini/