Baseli shënoi fitore 3-2 ndaj Luzernit, ndërsa paraqitje për t’u lavdëruar pati ylli kosovar Edon Zhegrova. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes me Luzern ka ndodhur një moment mjaft interesant, që nuk kanë mundur t’i ikë kamerave.
Mesfushori serb Zdravko Kuzmanovic, bashkëlojtar i Zhegrovës, kishte mbetur i mahnitur me paraqitjet e futbollistit prishtinas.
Në mënyrë për ta falenderuar, veterani Kuzmanovic i dhuroi një puthje miqësore në kokë atij.Baseli e ka mundësinë e blerjes së përhershme të Zhegrovës në fund të sezonit.