Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan së bashku me kandidaten për asamble komunale Klodina Krasniqin mbajtën një debat me të rinjtë gjilanas ku u diskutua për problemet thelbësore të të rinjve dhe se si mund të tejkalohen këto probleme nëse rinia do ta kishte përfaqësues në asamble komunale.
Sigurisht se asamblistët nuk kanë kompetenca për ti ndryshuar gjërat, por kanë mundësi që këto çështje ti ngrisin në seancat e Kuvendit Komunal dhe ta kushtëzojnë Kryetarin e Komunës ti realizojë ato kërkesa të të rinjve.
Në mbështetje të fuqishme të kandidaturës së Klodina Krasniqit ishin Forumi Rinor i AKR-së në krye me Aid Berishën si Kryetar i Forumit Rinor i cili i përshëndeti të pranishmit duke kërkuar mbështetje për AKR, po ashtu me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe bartësja e listës zonja Vjollca Gagica Matoshi e cila njëherit është edhe Kryetare e Forumit të Gruas të AKR-së Dega në Gjilan, në fund por jo më pak e rëndësishme me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Shefja e Shtabit Zgjedhor të AKR-së zonja Vana Jerliu Ramadani.
Ajo theksoi se Rinia e AKR-së është shtylla e AKR-së dhe se të rinjtë e kanë mbështetjen maksimale edhe të Presidentit të Partisë z. Behgjet Pacollit, kjo shihet edhe me përfaqësimin e të rinjve në listën zgjedhore edhe me rangimin e tyre në këtë listë ku shembull për këtë është edhe rangimi me numrin 4 të kandidates nga Forumi Rinor Klodina Krasniqit.
Sponsorizuar nga AKR