Në kuadër të projektit “Cultural cross-border exchange initiative “, është zhvilluar sot takimi i tretë me radhë i Forumit lokal të trashëgimisë kulturore në komunën e Vitisë, që u organizua nga CHwB Kosova.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, si dhe morën pjesë edhe Ismet Sejdiu udhëheqësi i sektorit për kulturë Ismet Sejdiu, koordinator i Projektit Alban Morina dhe përfaqësues të drejtorive tjera, biznese dhe organizata joqeveritare.
Në këtë punëtori, është bërë prezantimi i disa objekteve te restauruar nga CHwB nëpër qytetet e Kosovës , e po ashtu është bërë edhe shpalosja e gjendjes faktike të objektit përball komunës, e cila tani më është destinuar për muzeun e qytetit, si dhe intervenimet që do të bëhen aty.