Karateistja gjilanase, Fortesa Orana ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior në Stamboll të Turqisë.
“Karateistja jonë mundi në finale serben Andriana VIkovac, në kategorinë +68 kg. Ndërkohë, Blodin Pakashtica, u mposht në finale nga Mursel Misini, shqiptar nga Maqedonia, në kategorinë -75 kg. Medalja e argjendtë për të është një sukses i madh. Urojmë suksesin e radhës së karateistëve tanë dhe ju dëshirojmë suksese edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në këtë Kampionat”, thuhet në faqen e Komiteti Olimpik Kombëtar të Kosovës.