Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore Kosova – Gjibraltari, e cila fillon pas pak nga ora 18:00.
Selektori i “Dardanëve” Bernard Challandes ka vendosur që t’i bëjë disa ndryshime në përbërje për këtë ndeshje, duke iu ofruar rast futbollistëve që nuk kanë pasur minutazh.
Challandes ka vendosur që në portë të startojë me Samir Ujkanin, ndërkohë që reparti i mbrojtjes përbëhet nga: Hadërgjonaj, Dresheviç, Xhemajli dhe Kololli.
Në mesfushë do të jenë Rashkaj, Valon Berisha dhe Florent Muslija. Sulmin e përbëjnë Zhegrova, Berisha dhe Nuhiu.