Njihuni me macen ujk, vepron si të ishte qen

Njihuni me macen ujk, vepron si të ishte qen

Ato quhen macet Lykoi, dhe posedojnë një mutacion natyror që u jep atyre pamjen e një ujku të vogël të ngathët. Por, jo vetëm që duken si ujqër të vegjël, por thuhet se ky lloj maceje vepron njësoj si të ishte një qen.

Lykoi, që vjen nga fjala greke për ujkun, është një rracë që u shfaq së pari në 2010 dhe u edukua nga veterineri, Johnny Gobble dhe gruaja e tij Brittney.

Për shkak të një mutacioni që ndodh në mënyrë natyrale, macet ‘Lykoi’ nuk kanë qime rreth syve, hundës, dhe veshëve.

Macja ujk

Mutacioni nuk lejon që macja të zhvillojë një shtresë të trashë qimesh. Ato janë mjaft inteligjente, si dhe kanë më të zhvilluar nuhatjen sesa shikimin e tyre.

Macet Lykoi, pavarsisht pamjes së tyre të egër, kanë personalitetin miqësor të një qenushi të vogël.

Karakteristikë kjo që i bën ato më të ngjashme me qentë, sesa me macet e tjera.

KOMENTE