(2L ONLINE) – “Forcat e Armatosura të Serbisë do të vijnë me 1 Gusht në Bondstill, por këtë do ta bëjnë përmes një ekipi të tyre futbollistik që do të zbarkojë në fushën e futbollit të Kampit “Bondstill”, pasi aty do të zhvillohet një lojë futbolli mes tyre dhe të një ekipi të përbërë nga ushtarë të KFOR-it”
Në një informacion të lëshuar nga Zyra për Informim Publik e Brigadës Shumëkombëshe Lindje, të Kampit “Bondstill”, thuhet se për ta mbajtur një ambient edhe më të qetë në Kosovë, forcat e KFOR-it kanë kryer patrullime përgjatë Vijes Kufitare Administrative në kordinim me Forcat e Armatosura të Sërbisë dhe në frymën e kryerjes së kësaj detyre edhe gjatë viteve të ardhshme dhe për të promovuar në të ardhmen marrëdhenie bashkëpunimi, një lojë futbolli do të luhet në Kampin “Bondstill” më 1 gusht, në ora 14:30. /2L ONLINE/