Kampioni i Kosovës, FC Drita nga Gjilani, sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit, në garën më prestigjioze në planet, Champions League.
Ndeshja do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00, ku skuadra e Dritës përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njëherësh është kampione e Andorës.
E, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nuk ka qëndruar duarkryq, por ka motivuar djelmoshat e Dritës, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, duke iu uruar suksese.
Haziri ka shkruar:
“Për herë të parë krenaria e qytetit, FC Drita, po bën histori. Iu uroj suksese në ballafaqimin e sotëm në Gjibraltar në garën e kualifikimeve për Champions League!
#ForcaDrita
Përndryshe, në profilin e klubit Drita është bërë me dije ku mund të shihet takimi.
Ja postimi:
…nga ora 17:00 do të zvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale në garat preliminare të Ligës Kampionëve në GJibraltar. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Victoria, ndërsa drejtpërdrejtë ndeshjen mund ta ndiqni në këto linke më poshtë
Football TV
Web:
https://www.footballtv.org/football-tv/schedule
Apple App
https://itunes.apple.com/us/app/footballtv/id1147827417…
Android App
https://play.google.com/store/apps/details…
Free codes for Lincoln
[email protected] – Footballtv2018
[email protected] – Footballtv2018
[email protected] – Footballtv2018
FC Drita