DYLON

Deputetet informohen për zbatimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe ligjit për barazi gjinore në Gjilan

Deputetet informohen për zbatimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe ligjit për barazi gjinore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit anëtare të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Mirjeta Kalludra, kanë vizituar sot Gjilanin, ku janë pritur nga nënkryetari, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini dhe bashkëpunëtorët.

Deputetet e Kuvendit kanë parë nga afër se sa po zbatohet ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe ligji për barazi gjinore, duke adresuar pyetje të rreth buxhetimit gjinor, fuqizimin ekonomik, e me theks të veçantë edhe për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka falënderuar deputetet e Kuvendit për vizitën, ndërkaq ka theksuar faktin se falë vullnetit të kryetarit Haziri, Gjilani qëndron dukshëm më mirë në aspektin e emërimeve të larta, duke u besuar grave pozita të rëndësishme vendimmarrëse.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Ismajli ka informuar deputetet se Komuna e Gjilanit i mbështetë me të gjitha kapacitetet organizatat joqeveritare, të cilat i trajtojnë personat me nevoja të veçanta dhe nënat pa përkujdesje.

Nga ana e tyre, deputetet e Kuvendit të Republikës, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Mirjeta Kalludra, kanë falënderuar përfaqsuesit e Komunës së Gjilanit për pritjen dhe gatishmërinë për t’I përgjigjur për të gjitha interesimet e tyre sa i përket zbatimin të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe ligjit për barazi gjinore. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.