Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike, FSK në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, është duke realizuar aktivitete të vetëdijesimit të personelit të FSK-së për sigurinë kibernetike, ku janë realizuar manuale e buletin që japin informacione për përdorimin e sigurt të internetit.
Gjithashtu është realizuar punëtoria e përbashkët , FSK dhe ekspert të fushës nga institucionet e Republikës së Kosovës: ASHI(Agjencinë i Shoqërisë së Informacionit), Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), CERT Nacional, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ICK (Inovation Center of Kosova) dhe Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT).
Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral brigade Jeton DRESHAJ, ka përshëndetur të pranishmit duke theksuar nevojat e ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë kibernetike, një fushë e cila është në ngritje e sipër dhe që ka një rolë shumë të rëndësishëm në sektorin e sigurisë, por edhe në të gjitha fushat e jetës.
Punëtoria ka vazhduar me prezantimet dhe diskutimet e hapura nga përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse ku u shkëmbyen informacione dhe praktikat më të mira për organizimin dhe funksionimin e mbrojtjes dhe sigurisë së informacioneve dhe sistemeve. /2LONLINE.com/