Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza ( NJNRK) e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve –Zyra e Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan kanë realizuar projektin humanitar në ndihmë të komuniteteve, duke kryer kështu vizita mjekësore tek personat e moshuar të komuniteti serb.
Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga mjekët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyra e Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak (ZEMCU-së).
Vlen të ceket se ky projekti është pritur jashtëzakonisht mirë nga të moshuarit e komunitetit serb të cilëve iu është ofrua ndihma, gjë të cilën e dëshmon edhe znj. Gospogjinka Millovanoviq nga fshati Bablak, e cila u shpreh mjaft e kënaqur dhe falënderuese për kujdesin dhe ndihmën që i është dhënë.
Projekti humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.