DYLON

Refuzohet si e pa bazuar ankesa e prokurorisë në rastin e tri të akuzuarave

Refuzohet si e pa bazuar ankesa e prokurorisë në rastin e tri të akuzuarave
Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, në rastin e të akuzuarve M.S., H.Z. dhe V.K.

Në këtë mënyrë, kolegji penal prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31.05.2017, më anë te të cilit, të akuzuarat M.S., H.Z., ishin liruar nga akuza për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 260 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa V.K. për “Mosdhënie të ndihmës mjekësore” nga neni 261 i të njëjtit kod.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, nder të tjera thuhet se vendim i gjykatës së shkallës se parë, është i qartë dhe konkret, në të janë dhënë arsye për faktet vendimtare, janë arsyetuar provat dhe drejtë është vepruar kur është konsideruar se në veprimet e të akuzuarave nuk qëndrojnë elementet e veprave penale për të cilat ato ishin ngarkuar.

EkoHigjiena

Gjykata e shkalles se parë po ashtu, ka arsyetuar secilën provë veç e veç, të njëjtat i ka ndërlidhur në mes veti duke arsyetuar faktin se përse disa provave ua ka fal besimin e disave jo, si dhe arsyeve në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështjeje penalo-juridike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.