Në prag të festave të nëntorit, Forca e Sigurisë së Kosovës ( FSK ) ka filluar përgatitjet për shënim sa më të denjë të ditës së saj “ 27 Nëntorit – Dita e Forcës”
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, në Kazermën “ Adem Jashari” në Prishtinë filluan garat sportive të cilat do zhvillohen në gjashtë disiplina Futboll, Volejboll, Ping Pong, Shenjëtari, Shah, Kros dhe pjesëmarrës do jenë ushtarak të gjitha njësive të FSK-së.