DYLON

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen shtatë pacientë me Covid

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen shtatë pacientë me Covid
Avatar photo Redaksia

Në shtatë spitalet e përgjithshme që menaxhohen nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë.

Në bazë të raportit të datës 16 nëntor 2021, në tërë ShSKUK-në, në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid.

EkoHigjiena

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.