“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 25-27 Tetor 2023, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor “Iron Wolf” në kudër të planit të aktiviteteve”, thuhet në njoftimi ne FSK-së/
Më tej thuhet se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”, thuhet në njoftim ine FSK-së. /2LONLINE/