DYLON

Kontributi kombëtar i familjeve Azemi nga Sllatina e Epërme-Viti

Kontributi kombëtar i familjeve Azemi nga Sllatina e Epërme-Viti
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sami ARIFI

Familjet Azemi nga Sllatina e Epërme, Komuna e Vitisë, dhanë kontribut të pakontestuar për lirinë e atdheut, duke vepruar në fusha të ndryshme përmes punës së tyre profesionale, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, mbi të gjitha pa llogaritur asnjë çmin i kontribuan çështjes së kauzës së madhe kombëtare për çlirimin e atdheut nga okupatori shekullor serbo-sllav…

EkoHigjiena

Dënimet nga okupatori serbo-sllav, si dhe nga bashkëpunëtorët e tyre, ishin drakonike për familjet Azemi nga Sllatina e Epërme-Viti.

-Vahedin Shyqeri Azemi (1960), student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë-Stomatologji, i dënuar me 10 (dhjetë) vite burg të rënd.

-Nazim Behxhet Azemi (1949), punëtor i tregtisë, i dënuar me 3 (tre) vite burg të rënd.

-Hilmi Sherif Azemi (1933) mësues, burgoset në vitin 1962 me 2 (dy) vite burgë të rënd në Nish. Hilmiu edhe gjatë vitit 1989 burgoset nga rexhimi serbo-sllav me dy muaj burg të cilët i mbanë për të dytën herë në Gjilan si organizator i grevës së arsimtarëve në mbështetje të grevës së minatorëve të Trepçës.

-Lumnije Sabri Azemi (1963), u arrestua më 16 nëntor 1981, si e mitur nxënëse, posa kishte filluar vitin e katërët drejtimi i biologjisë, u dënua me një vit burg të rënd, Aktgjykimi, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, P-nr.65/82 i datës 23 korrik 1982; Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap-kzh-nr.93/83, i datës 16 shtator1983.

-Daut Behxhet Azemi (1954), profesor i Sociologjisë në Qendrën Shkollore të  Mesme të Gjimnait, i dënuar me 10 (dhjetë) muaj burg të rënd. Në përjashtim të Hilmi Sherif Azemit që ishte dënuar më herët në vitin 1962, të gjithë të tjerët u dënuan sipas aktakuzës, “SPISAK-Osudjeni lica nakon neprijatelskih i kontra revolucionarnih demonstracia sa terena opstine Vitine u toku 1981-1982. Godine” . Të dhënat janë siguruar nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Kosovës dhe nga i dënuari politik me gjashtë vite burg të rënd, Shyqeri Gjinolli, shënimet janë të marrura nga autori i librit MA. SC. Sami Arifi, “Rrënjët Tona”. Prishtinë,2018. fq. 108,109.

Në Gjykatën e Qarkut të Gjilanit për të akuzuarit është nr. i aktakuzës 45/82, ndërsa në Gjykatën Supreme të Prishtinës, me vendimin e marrë më 23 mars 1983, nr. i aktakuzës është Ap-kzh-nr. 445/82.

Të dënuar për kundërvajtje ishin:

-Muhabi Qahil Azemi (1938), jurist, i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg.

-Ismet Mustafë Azemi (1948), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg.

-Përparim Shyqeri Azemi (1962), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg. Të gjithë ishin të dënuar gjatë vitit 1982.

-Përparim Azemi ishte i izoluar për të dytën herë në burgjet e Serbisë më saktësisht 28.03.1989 në Vranjë dhe në Shabac.

-Jahja Azemi-arsimtar i izoluar politik, nga rexhimi okupues serb, për çështje kombëtare. Për kontributin e familjes Azemi më gjerësisht në librin e autorit MA. SC. Sami Arifi, “Rrënjët Tona”, Prishtinë, 2018, fq,108,109.

Sot rinia e familjeve Azemi zotërojnë profesione në fusha të ndryshme të jetës si: në krijimtari, në shkencë, në kulturë me emra të mdhenjë, të njohur në arenën kombëtare, si brenda dhe jashtë Kosovës, ata janë të pandalshëm në dhënjen e të gjitha mundësive që atdheu ynë të afirmohet, atdheu ynë të ec drejt rrugës së ndriçuar të përparimit… /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.