Udhëheqësi i sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitet në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, ka prit në takim komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit, Yunus Yildiz, zëvendës komandantin Meriç Sagidc, dhe përfaqësuesin e KFOR-it amerikan, rreshterin e klasit të parë Erick Calvo.
Temë e këtij takimi ishte situata e sigurisë dhe në veçanti gjendja e të drejtave dhe njeriut në Komunën e Gjilanit.
Ardian Foniqi, udhëheqës i sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitet, tregoi se kanë diskutuar çështje të rëndësishme të cilat lidhen me të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve.
Ai ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it me aktivitetet që ka ky sektor ka ndërmarrë për parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
“Ky takim përbën një moment të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, duke theksuar përkushtimin tonë të përbashkët për krijimin e një shoqërie të drejtë, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët”, tha Foniqi.
Nga ana tjetër edhe komandanti i KFOR-it turk Yunus Yildiz, falënderoi Udhëheqësi i sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitet, për pritjen duke u zotuar në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në fushën e të drejtave të njeriut. /2LONLINE/