Fondi Humanitarë nga Zvicra ngushëllon familjen e Tana Sabedinit. Kjo shoqatë gjithashtu po planifikon t’i ndërtojë një shtëpi familjarëve të të ndjerës.
Telegram Ngushëllimi
Presheva dje në zi! Ngushëllime më të përzemërta familjareve për vajzën që humbën. Shpirti i saj u preftë në paqe. Për vogëlushen Tana u mobilizuan një numër i konsiderueshëm qytetaresh nga Presheva e me tej, ku e mundësuan një operim të komplikuar dhe shumë të kushtueshëm në Turqi.
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ju bashkëngjitë kërkesës së shoqatës së Grave “Nënat” që kësaj familje ti ndërtohet një shtëpi në kuadër të projektit “të ndërtojmë,të shpëtojmë,të parandalojmë.
Fondi Humanitar është në përpjekjen për të marrë leje ndërtimi dhe pas pak ditësh do të filloj me ndërtimin e kesaj shtëpie, ku do ta shfrytëzoj familja Sabedini por fatkeqësisht pa Tanen.
Tana është e përzgjedhura e të madhërishmit, zoti e shpërbleftë në lulet e xhenetit i qoftë i lehtë dheu i Preshevës.
Kryesia e Fondit Humanitar te Kosovës Lindore
Presheve, Bujanoc e Medvegjë në Zürich
http://www.titulli.com/fondi-humanitare-nga-zvicra-ngushellon-familjen-e-tana-sabedinit-do-ti-ndertoj-nje-shtepi-te-re/