Presidentja e Katërt e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka vizituan Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, për të vizituar dhe ndarë dhurata për vitin e ri për fëmijët e verbër, nxënës të kësaj qendre.
Presidentja Jahjaga u njoftua nga drejtori i Qendrës Burimore Xhavit Kastrati lidhur me aktivitetet e shkollës që ai drejton, si dhe me kushtet ekzistuese dhe nevojat për përkrahje. Ajo po ashtu pati mundësi të bisedojë edhe me nxënësit e shkollës por edhe të ndjek një performancë muzikore në piano nga Alba, nxënëse e Qendrës.
Presidentja Jahjaga u zotua se me Fondacioni e saj do të koordinojë përkrahjen e ardhshme për Qendrën Burimore, ndërsa Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë do të bëjë një donacion në vlerë prej rreth 2,000 eurosh për blerjen e makinave të shkrimit “brille”.