Sot, CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations, ka mbajtur takimin e Fokus Grupit, ku u diskutua dhe u dhanë rekomandime sa i përket gjendjes aktuale të komuniteteve pakicë si dhe mundësisë për përmirësim të Ndërtimit të Paqes Ndëretnike si dhe vullnetarizmit e aktivizmit qytetar mbi çështjet kulturore, artistike, rinore, ekologjike.
Gjendjen aktuale sociale, arsimore si dhe të mundësive e sfidave për punësim për komunitetin pakicë, në veçanti atij rom, e paraqiti, Elez Kurteshi-zyrtar komunal për komunitete në Komunën e Gjilanit.
Në këtë takim u diskutuan dhe u dhanë rekomandime nga akterët relevant si: Kushtrim Zeqiri-Drejtor në DKRS-së, Njësia për të Drejtat e Njeriut e përfaqësuar nga zyrtarja për barazi gjinore Lindita Salihu, përfaqësues nga media dhe OJQ-të, si nga Handikos e Lansdowne, të cilat kanë punuar me komunitete pakicë si dhe zyrtarë, të rinj përfaqësues të komunitetit RAE.
’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar në kuadër të projektit Linking Through Lenses i implmentuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbeshtetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center. /2LONLINE/