DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim shefen e deritanishme të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim shefen e deritanishme të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim lamtumirës udhëheqësen  e deritanishme të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, Znj. Jennifer Blakeney, e cila ishte së bashku më pasuesen e saj në këtë post znj. Margaret Belof.

Gjatë takimit të përbashkët, është diskutuar për reformat në sistemin prokurorial të Kosovës, si dhe për sfidat dhe hapat që janë duke u ndërmarr për tejkalimin e këtyre sfidave.

EkoHigjiena

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar shefen e deritanishme të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe znj. Blakeney, për ndihmën dhe bashkëpunimin e dhënë për institucionet e drejtësisë në përgjithësi dhe Prokurorin e Shtetit në veçanti, në funksion të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, ndërsa i ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim edhe  udhëheqës së re të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, znj. Margaret Belof. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.