Flamurtari do të përballet me Dritën në kuadër të javës së trembëdhjetë në Superligën e Kosovës.
Lajme të mira për ekipin e Sunaj Keçit vijnë nga infermieria, derisa kapiteni i skuadrës, Veton Kabashi është rikthyer të punojë me pjesën tjetër të skuadrës.
Kabashi, i cili ishte i lënduar për gati dy muaj dhe nuk ishte i gatshëm tu ndihmojë kryeqytetasve.
Ende nuk dihet nëse Kabashi do të jetë pjesë e skuadrës për duelin ndaj Dritës, por shumë shpejtë qendërmbrojtësi kryeqytetas do të rikthehet në formacionin bazë të Flamurtarit.