Në rrugën e Kosovës në Bujanoc nga arsye ende të panjohura një shtëpi është djegur duke lënë pas dëme të mëdha materiale. Kryefamiljari Jakupi Musliu me gjashtë anëtarët e tjerë të familjes kanë arritur të shpëtojnë vetëm disa sende, përderisa pjesa më e madhe e orendive së bashku më shtëpinë janë përfshirë nga flakët.
Siç kanë thënë familjarët, fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë shpëtuar. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit i kanë dalë njësia e zjarrfikësve nga Bujanoci, e cila më pas ka ftuar për përforcime edhe njësinë nga Vranja.
“Njësia jonë ka reaguar e para me dy autobotë, dhe më pas kemi ftuar edhe njësinë nga Vranja”, i ka thënë Portalit Titulli kujdestari në njësinë e zjarrfikësve në Bujanoc.
Në bazë të informacioneve të marra në shtëpinë e shëndetit, një anëtar i kësaj familje ka marrë plagë të lehta me çrast i është dhënë ndihma në këtë institucion shëndetësorë.
Sipas dëshmitarëve okular ngjarja thuhet të ketë ndodhë në orët e mëngjesit, ndërsa deri në këto momente shkaqet e nxitjes së zjarrit nuk dihen.
Vlen theksuar se familja në fjalë që përjetoi këtë tragjedi jeton në kushte të rënda ekonomike.