Shkruan: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kandidate për Asamble Komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me numër 36
Një muaj intenziv me takime të shumta me njerëz të ndryshëm. Shkëmbime fjalësh e bisedash, e shprehje pakënaqësishë, ideshë e kërkesash të shumta. Në shumë pak raste nuk ramë dakord, e pothuajse në gjithcka ishim të një mendimi. Unë, si kandidate për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, e shumica e qytetarëve si përkrahës të vendosur për të vetmin subjekt të shpresës, sic e quanin edhe vet.
E pashë edhe vet, se me të vërtetë kemi nndryshuar shumë. Dhe jo vetëm që kemi ndryshuar, por edhe jemi bindur që kemi qenë të gënjyer e të manipuluar për kaq vite me radhë. Por, jo më! Qytetari i Gjilanit ka vendosur dhe ka vendosur për Lëvizjen Vetëvendosje!.
Qytetari i Gjilanit ka vendosur dhe ka vendosur për Sami Kurteshin, kryetar të tij. Për një kryetar që është zotuar se do ta kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarit duke e fuqizuar rolin e tij në vendimmarrje, se do të ndërtojë cerdhe dhe institucione parashkollore, se do të ofrojë shujta falas për të gjithë nxënësit e klasave të ulëta, se do të sigurojë infrastrukturë bazike të shkollave, se do të revitalizojë dhe ndërtojë qendrat e mjekësisë familjare, se do të stabilizojë teatrin e qytetit me aktorë rezidentë, se do të ndërtojë kënde rekreative e fusha sportive në zona rurale, se do të krijojë kompaninë e trafikut urban, se do të hartojë planin e mobilitetit urban dhe se do të lidhë të gjitha vendbanimet e komunës me rrugë të rregulluara dhe të mirëmbajtura.
Dhe jo vetëm kaq, sepse Sami Kurteshi ka dhënë 20 zotime, duke ofruar programin qeverisës për cdo qytetarë të Gjilanit, si dokument i dhënies së përgjegjësisë në të ardhmen.
Të nderuar qytetarë, e di që hezitimi nuk është pjesë e jona kësaj here, sepse jemi të vendosur, as dyshimi, sepse jemi të përcaktuar. Për ne kësaj here është vetëm fitorja, sepse atë e kërkuam prej kaq vitesh dhe atë po e gjejmë në mendjet dhe zemrat e gjithsecilit prej jush.
Prandaj, edhe një herë iu bëjë thirrje pleq e të rinjë, burra e gra, djemë e vajza, të dilni të votoni, sepse për të votuar e kemi obligim qytetarë. E duke e kryer këtë obligim qytetarë vendosim për të tashmen tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Duke votuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Sami Kurteshin kryetar të Gjilanit, ne i japim krahë vetes, i japim krahë fëmijëve tanë, i japim krahë qytetit tanë.
E sponsorizuar