Sadri RAMABAJA
•Java që po lëmë pas ishte për shumëçka e jashtëzakonshme.
•Lëvizja Vetëvendosje! me fitoren në Prishtinë, shenoi ngjarjen politike që do të ketë refleksione të përmasave kombëtare.
•Analistë të huaj, këtë fitore, me të drejtë, e cilësuan si tërmet politik në Prishtinë.
(2LONLINE) – Më 1 dhjetor qytetarët e Kosovës dolën në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në balotazh, për të votuar për kandidatët e tyre për kryetar komunash. Ky fakt bëri që java që po lëmë pas të mbetet në kujtesë për shumëçka e jashtëzakonshme.
Këto zgjedhje do të mbesin në analet e historisë moderne të Kosovës për disa arsye, por gjithësesi fitorja e Vetëvendosjes në Prishtinë ishte ajo që i dha vulën. Me të drejtë këtë fakt e shenuan edhe komentatorët e disa të përditshmeve më prestigjize në Evropë. Korrespondenti i NZZ (Neuer Zuercher Zeitung), këtë fitore e cilësoi madje si „tërmet politik“. Dashamirët e fitres së Vetëvendosjes, do ta vlerësojnë atë si ngjarje politike. Ndërkaq ardhjen në krye të Prishtinës të të riut Shpend Ahmeti, si kandidat i kësaj force politke, analistë tjerë do ta vlerësojë si prurje të re të brezit „të fëmijve të luftës“. Shih për këtë, angazhimi i këtij brezi në politikë, mund të konkludohet tashmë se, po sjell frymë të re me premisa revolucionare, duke u shndërruar atë në shenjues të epokës. Ndërkaq analistë të oborreve këtu në Prishtnë, nuk po arrijnë asesi të çlirohen nga makthi politik që u ka lënë në ndërdije epoka e kolonializmit një lagjeje komentatorësh pa personalitet. Por, nëse analisët e jashtëm, fitoren e 9 komunave nga ana e Listës Serbe, dorës së zgjatur të Daçiqit në Kosovë, do ta cilësojnë si përpjekje serioze për ta defunksionalizuar tërësisht Republikën, ata të oborrit, më shumë i ka shqetësuar fitorja e Vetëvendosjes! në Prishtinë!
Uverturë në demokracinë raale
Në pjesën më të madhe (përjashto Mitrovicën që është veprim sui generis!) qytetarët e Republikës së dytë e gjithësesi të brishtë shqiptare, më 1 dhjetor ndëshkuan politikanët që ushqenin një lloj krenarie të gërshetuar me fodullëk e injoroncë pa lënë mangut edhe elementet e krimit. Ky veprim, i ngjet një uverture të mirë në vetë demokracinë reale, liberale; ai i shëmbëllen një oguri të mirë se po e kalojmë foshnjërinë politike për të hy në fazën e pubertitetit dhe ecur drejt pjekurisë së plotë politike.
Këtë fakt nuk e kanë parasysh kjo kategoria e analisëtve të oborreve. Madje diferencën prej diku mbi 9000 votash mes Shpend Ahmetit dhe Isa Mustafës, në dobi të këtij të fundit, njëri prej këtyre analistëve që arriti të katapultohet edhe në pozitën e këshilltarit të kryeministrit të Shqipërisë, e shikon me optikën e përmbysur, duke e zbritur në një shifër pothuajse të papërfillshme!
Faktorët që kanë sjell këtë përmbysje, sipas tij janë: “I pari, ka qenë rrjedhja e votës për Isa Mustafën. Në balotazh për te kanë votuar 2 mijë veta më pak se me 3 nëntor. Çka ka ndodhur? Me 3 nëntor Mustafa ka marrë edhe votat e atyre që nuk kanë qenë të bindur se është kandidati më i mirë, por kanë dashtë që të pengojnë avancimin e kandidatit të PDK, dhe nuk besonin se Shpend Ahmeti mund të futet në balotazh. Por, kur Agim Çeku dështoi, dhe Shpendi u bë konkurenti i Isës, ia dhanë votën atij. Këta votues ia zvogëluan përparësinë Isës në vetëm pesë mijë (Shpendi plus 2 mijë, Isa minus dy mijë)…”
Për çudi, as ky analistë i njohur për lexuesit kritik që prej fillimeve të viteve ` 80-ta të shekullit të kaluar, kur ai erdhi nga Beogradi e drejt në pozitën e kryeredaktorit të „Fjalës“, por as të tjerë si ai ose të ngjashm, nuk zënë në gojë mbi 8000 vota të pavlefshme që kishte në rrethin e parë të zgjedhjeve! Madje ndonjëri prej tyre, si puna e ish kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë (Azem Vllasi), në përpjekjen për të futur pyka mes Shpend Ahmetit dhe VV, marrin guximin t` i mbajnë leksion VV se si do të duhej të vepronte ajo në të ardhmen! Latinët do të thoshin: O tempora o mores!
Kjo kategori analisëtsh, pavarësisht se e pranojnë që merita kryesore për kët fitore është e vet antarësisë së disiplinuar të Vetëvendosjes, duke i shtuar kësaj edhe votën e qytetarëve tashmë të zhgënjyer me mëyrën e qeverisjes së LDK-së në kryeqytet për më se 14 vite pas luftës, që më 1 dhejtor do të shndërrohen në qytetarë aktiv që e duan ndryshimin, e kanë të vështirë ta pranojnë konceptin politik të VV si elemnt shtesë, në mos i dorës së parë.
Përse gjithë kjo retorikë për ta mbuluar mrekullinë që ndodhi në Prishtinë?
Një burim imi brenda LDK më dëshmon një fakt domethënës në raport me votën e pvlefshme. Shtabi zgjedhor i LDK duke qenë i bindur, ashtu si edhe Isa M. me C, se do të fitojnë bindshëm, (me duar në xhepa, si qe shëprehur Isa M), madje duke logaritur se do të fitonin edhe pa balotazh, kishin dhënë direktivë komisionerëve të veçantë që të dëmtojnë votën e individëve të caktuar nga lista e Vetëvendosjes! Natyrisht në këtë kuadër kishin shenjuar ata që do të mund të ishin pengesë reale në Asamble në cilësinë e opozitarëve si zë i qytetarisë së prishtinës.
Për pasojë, gjasat reale janë që shumica absolute e mbi 8000 votave të shpallura si të pavlefshme, të kenë qenë të Vetëvendosjes! Këtë fakt LDK e ka pasur të ditur, prandaj ajo nuk ka logaritur në balotazh se ka 9000 vota përparësi, por gjithësesi tepër më pak, pavarësisht se ka investuar dhe logaritur në votat e pjesës më të madhe të votuesve të AKR-së . Ndërkaq , tashti përmes zëdhënses së saj, përpjekja që ta relativizojë humbjen duke trumbetuar se gjoja kishte farë marrëveshje të fshehtë mes VV dhe PDK, duket se do të ketë efket kundërproduktiv, meqë qytetarët e Prishtinës, mbi 37.000 sa ishin votues të Shpend Ahmetit, por edhe ata gjithandej në Kosovë, nuk do të tolerojnë që të trajtohen si numra.
Votuesi si qytetarë aktiv
Kjo kategori analistësh të oborreve nuk arrijnë dot të kuptojnë se të jesh qytetar d.t.th. të jesh njeri aktiv dhe me bindje politike të qarta, që kurdo e kudo i vë në shërbim të komunitetit dhe Atdheut. Përcaktimet politike i nënshtrohen pikëpamjeve ideologjike që njeriu i thith gradualisht gjatë gjithë jetës së tij, duke u formuar si qytetar aktiv. Dhe qytetarët që nuk kanë qenë anëtarë a simmpatizantë të VV, por që kanë votuar për Shpendin si bartës i konceptit politik të VV për Prishtinën, kanë kaluar rubikonin e të qenunit njeri pasiv, duke u shndërruar për një çast në qytetar. Për këtë veprim, që u vlerësua me të drejtë si tërmet politik, ata meritojnpë respekt të madhë, jo vetëm nga brezi ynë, por edhe nga ata që do të vijnë…
Tërmeti politik në Prishitnë, po u shtri tutje në gjithë Republikën në zgjedhjet e nivelit të lartë në vitin që po vjen, është e vetmja shansë që ta pengojë realizimin e Republikës Serbska (qoftë ajo edhe me emrin Asociacion i Komunave Serbe), që fundja është varianti B i politikës së Beogradit, e që nënkupton defunksionalizimin e Republikës së Kosovës për fillim, ndërkaq për epilog do ta kishte ndarjen e saj.
Shih për këtë, 1 dhjetori tashmë është shndërruar në shpresë për qytetarinë në Prishtinë, por edhe për Republikën. Prandaj fitoren e Vetëvendosjes në Prishtinë do shikuar si ogur të mirë për Republikën dhe Kombin./2lonline/