Kombëtarja e Kosovës ka fituar bindshëm ndaj Burkina Fasos duke e mundur me rezultat 5 me 0, në miqësore nqë u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Golat për kombëtaren tonë i shënuan Fidan Aliti (3’), Astrit Selmani (22’), Mërgim Vojvoda (52’), Milot Rashica (67’) si dhe Toni Domgjoni (73’).
Kjo fitore e thellë është e vlefshme edhe për faktin se Burkina Faso ishte gjysmëfinalist në kampionatin afrikan të mbajtur së fundmi, ndërsa edhe në Ranglistën e FIFA-s qëndron në pozitë më të mirë se sa Kosova. /2LONLINE/
FOTO: FFK