DYLON

Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra

Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, më 24.03.2022, në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave si në vijim.

• Një (1) automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë i ç’lajmruar në vendin e origjinës) dhe

EkoHigjiena

• Dy (2) biçikleta elektrike.

Mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit janë koordinuar veprimet e mëtejme policore, përderisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.