/2L ONLINE/ – Janë finalizuar punimet, në asfaltimin e rrugës “Veteranët e UÇK-së” , të lagjes “Qosaj” në Sllatinë të Epërme si dhe rrugës “Simitxhive” në Tërstenik. Këto rrugë janë asfaltuar në kuadër të fazës së dytë të projektve që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve në lagje për këtë vit.
Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti, ka theksuar se si asfaltimi i këtyre dy rrugëve ashtu edhe i projekteve tjera janë nevoja të identifikuar nga vetë qytetarët, pasi këto rrugë si ajo në lagjen Qosaj që bënë zgjidhje për një numër të madh të familjeve që jetojnë në këtë lagje ashtu edhe ajo e Simitxhive në Terstenik që karahas banorëve lehtëson edhe qarkullimin e nxënësve për në shkollë dhe anasjelltas, ishin kërkesa imediate të vetë qytetarëve.
Ai ka thënë se institucionet komunale nuk do të ndalen vetëm me kaq por sin ë fshatin Sllatinë e Epërme ashtu edhe Tërstenik, do të vazhdojnë me projekte tjera për lehtësimin e jetës së qytetarëve.Banorët e dy lagjeve , janë shprehur falënderues për mbështetjen që po ju japin institucionet komunale kërkesave të tyre. /2L ONLINE/