Përmbyllja dhe finalizimi i draftit të Udhëzimit për hartimin e akteve normative ishin në fokus të takimit të sotëm të Komisionit për Çështje Normative, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj.
Fillimisht, gjatë këtij takimi është aprovuar raporti për monitorimin e akteve normative, i cili është hartuar pas vizitave të bëra në prokuroritë e Republikës së Kosovës.
Më tutje, në këtë takim, u shqyrtua drafti final i Udhëzimit administrativ për hartimin e akteve normative i cili përcakton procedurat e draftimit të akteve normative në sistemin prokurorial, me ç’rast krijon bazamentin i nevojshëm për mënyrën dhe metodat e hartimit të këtyre akteve të rëndësishme.
Komisioni aprovoi draftin e udhëzimit dhe i njëjti do të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). /2LONLINE/