DYLON

Presidentja Osmani mori pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit të SHBA-ve

Presidentja Osmani mori pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit të SHBA-ve
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku me ambasadorin e Shteteve të Baskuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës së Presidentit të SHBA-ve.

“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës “Xhemajl Mustafa” shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë”, ka thënë Presidentja Osmani. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.