Dy skuadrat e kryeqytetit, Mabetex Prishtina dhe Prishtina 01, do të ballafaqohen në finale të Kupës së Kosovës në futsall. Këto dy ekipe në ndeshjet gjysmëfinale u treguan më të suksesshme sesa Liburni, përkatësisht BB Llapi.
Mabetex Prishtina kaloi tutje pasi në ndeshjen e parë në kryeqytet e mundi Liburnin 3:2, derisa në ndeshjen e kthimit në Gjakovë përballja e tyre u mbyll 1:1.
Në anën tjetër, Prishtina 01 në gjysmëfinale kishte punë më të lehtë, ngase në të dyja ndeshja e mundi pa problem skuadrën llapjane, me rezultat 10:1, përkatësisht 3:8.
Ndeshja finale do të luhet më 17 shkurt, në orën 20:30 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.