/2L ONLINE/ – Vë re se vitet e qindvjeçarit tonë janë të kthyera nga thellimi i të gjeturit dhe të kuptuarit e jetës, zbërthimi i së cilës dukej aq pakapshëm në një kohë të kaluar por jo të largët ku teoritë materialiste të dalura nga sheka komuniste,mbisundonin etikën e ditës pa pasur ndonjë mbështetje të plotkuptimtë në ngjarjet dhe përjetimet rreth njeriut dhe natyrës në përgjithësi. Rrjedhat e jetës ishin në masë të imponuara nga ideologji sistemesh politike e jo nga preokupimet humane e shpirtërore të cilat dukeshin aq larg dhe të paarritshme nga njeriu i kohës.
Kjo dukuri e të kthyerit filozofisë për të kuptuar poret e pafundme të jetës është planetare që te na, qasja e këtillë nisi me pak zell pas “qetësisë” disavjeçare postkomuniste por edhe dhjetë vjetët e para të pas luftës nuk u dalluan me ndonjë dashuri të madhe ndaj mbështetjes së mirëfilltë të kuptimit të jetës. Era kur në hapësirën shqiptare qasja për të ndarë kohë në të kërkuarit e sqarimeve mbi lindjen e dëshirave, pyetjeve, përgjigjeve, rasteve…, më shkurt thënë, të menduarit mbi çështjet e jetës;nismën e gjejmë në fund të dhjetëvjeçarit të parë dhe që vazhdon gjithmonë e më me interes edhe ditëve aktuale, me tendencë të përhapjes në të gjitha segmentet e ekzistencës bashkëkohore.
Njeriu i sotshëm, pyetjet që dikur i dukeshin të largëta e të pakapshme, i kërkon dhe i gjen në filozofi sepse ai së pari kuptoi se vetëm nëpërmjet meditimit do të ndihmoj çështjen e jetës. Ai kërkon të mësoj autorët e të gjithë kohërave dhe i përkushton kohë pyetjeve drejt gjetjes së të vërtetës dhe fondamentales: ku është e vërteta? Jemi kalimtarë pasiv apo të rastit dhe nuk anticipojmë në asgjë apo jemi të pajisur me aftësi të parashikimit të një morie ngjarjesh. Kush na pajisi me këto aftësi dhe me kohë, a jemi të lirë në vendimet e sidomos në orekset dhe zgjedhjet tona?
Nevoja e përhershme për të kuptuar marrëdhëniet, si në materialen si në shpirtëroren e cilai përfshinë shqetësimet që bart subjekti dhe roli i tyre në veprimet e tij. Aftësia e të menduarit, vë në praktikë mënyrën e qasjes ndaj dukurive të jashtme dhe reagimeve vetanake ndaj tyre që mund të shpjegohet si frymëmarrje e patjetërshme shpirtërore. Njeriu bashkëkohorë sikur edhe ai i kohërave primitive, shpesh vepron pa ditur pse, por tani, duke u mbështetur në filozofinë që posedon, në këtë frymëmarrje mendore, kërkon me këmbëngulje të kuptojë “absurdin” me ç’gjë ai ndihmon veten, ai çelë daljen nga rrethi i mbyllur i dogmës fataliste.
Entuziazmi i kuptimit të jetës nuk kërkon të jesh filozof por thjeshtë meditim për të njohur një realitet. Dikur flitej se “kemi lind, do të vdesim”; kurse njeriu i sotshëm thotë më parë se “kemi lind, jetojmë dhe vdesim”, që do të thotë se vdekja nuk është evidencë që e mposhtë apo që duhet të mposhtë kuptimin e asaj që shijohet në intervalin kohor nga lindja gjer në vdekje.
Sa i përket filozofisë si lëmi studimi,fillet e veta të dokumentuara i ka tek sumerët por gjeti lulëzimin në kohën e blof-demokracisë helene e cila me lojën tinzare të politikës së ngritur në rrjet konfuzionesh dhe iluzioneshtë quajtura demokraci,sundonte dhe mbijetonte. E pra, kur politika (pushteti) ngre gracka, është filozofia ajo që përfaqëson të vërtetën sikur në rastin e Platonit(-424-347) në “Republika” dhe në shumë vepra të tjera. Udhërrëfyesi filozof (në shembullin tonë Platoni), është aty për të çelur hapësirë meditimi, prej nga njeriu gjen rrugën e daljes nga konfuzioni gjithë duke krijuar mendim (dhe veprim) të lirë në harkun e etikës dhe moralit bashkëkohorë.
Sot njeriu filozof, nuk lejon sisteme filozofike që në të vërtetë janë vetëm tentativa për të kanalizuar një doktrinë sunduese shoqërore. Filozofi i shkolluar i lëmisë, duhet të mbështetet në eksperiencën që jetojmë dhe me përulësi t’i pranoj dhe shkoqisë sekuencat komplekse, kështuq që mbjell mrekullinë e meditimit njeriut të rëndomtë i cili vet do të mund të “shfletoj” të vërtetën nga e pavërteta duke e përforcuar kështu unin e vet dhe duke ndërtuar ardhmërinë që dëshiron, në familje dhe në shoqëri.
Një sqarim për fund të këtij shkrimi do të them titullin e një debati timin në gjuhën frënge të para disa vjetëve e që më vonë u përhap në botë si citat: Jo, filozofia nuk është shkencë, është e nevojshme që të përplotësohet me të, por jo t’a përvetëson (Non, la philosophiecen’est pas unescience, ilestnécessairequ’elles’imprègne de celle-cimais pas qu’elle se l’approprie). Rruga për meditim është e të gjithëve dhe assesi jo e ndonjë çfarë elite. /2L ONLINE/