Projekti më i ri i këngëtares Elvana Gjata nuk është muzikor, por një komedi që e sjellë atë në rolin e aktores. Komedia “2 Gisht Mjaltë”, ku Elvana shfaqet për herë të parë si aktore krah mikut të saj, komedianit shqiptar Ermal Mamaqi, mund të rrezikojë të mos shfaqet.
Ndërsa fillimisht publikimi i tij më 14 shkurt u shty, tashmë një burim për “Iconstyle.al” pohon se filmi ka gjasë të mos transmetohet kurrë dhe kjo lidhet me përmbajtjen e tij pasi në tematikë përfshihen edhe afera droge.
Mësohet se në film Ermali quhen Ervin, i cili në fakt është dhe emri i partnerit të Elvana Gjatës, që është i përfshirë në tragjedinë e ndodhur më 4 tetor të 2018-s në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person.
Gjithashtu në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga policia.
ky skenar i paraprin problemeve të partnerit të saj Ervin Mata, ku shkak për mosmarrëveshjen e 4 tetorit të vitit të kaluar dyshohet se ishte një sasi e konsiderueshme droge.
Dhe këto detaje mendohet se janë të mjaftueshme që të anulohet publikimi i filmit “Dy gisht mjaltë”.