Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se stacionin policor të Gjilanit e kanë vizituar rreth 150 nxënës nga klasat e dyta të shkollës fillore “Abaz Ajeti” nē Gjilan.
“Nxënësit kanë shprehur interesim të kenë njohuri rreth punës dhe detyrave që i bënë Policia e Kosovës si dhe sigurisë në komunikacion pasi që ka qenë edhe temë e mësimit në lenden e tyre mësimore”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, fëmijët kanë përgatitur punime të ndryshme të cilat i kanë sjell, me moto të ndryshme se si ata e shohin punën e policisë.
Po ashtu ata janë njoftuar edhe me ambientin e punës duke i vizituar të gjitha zyrat .
“Policia e Kosovës gjithmonë është e hapur për qytetarët e saj”, ka thënë zëdhënësi Hashani.