“Sot, në orët e paradites, në vazhdën e vizitave nëpër shkolla, njësiti “Policia në komunitet” ka qenë për vizitë në shkollën fillore “Vatra e Diturisë”, në fshatin Livoq i Epërm të komunës së Gjilanit, ku janë mirëpritur nga nxënësit e kësaj shkolle”, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Nxënësit kanë bashkëbiseduar me oficerët policorë, duke shprehur interesimin e tyre edhe përmes pyetjeve të shumta që kryesisht ndërlidheshin me punën policore.
” Policia e Kosovës, njësitet “Policia në komunitet”, do të jenë të përkushtuar me angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e dukurive negative përreth shkollave dhe nëpër shkolla”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/