Sot, edhe në mënyrë zyrtare filloi bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë dhe Kriva Pallanka në implementimin e projektit “Turizmi pa kufij” si pjesë e programit “Bashkëpunimi ndërkufitarë” të Bashkimit Evropian.
Këtë e bëri sot me dije kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni.
Përndryshe kontrata vlera e implementimin e këtij projekti është rreth 313.000.00 euro dhe është nënshkruar ditë më parë nga kryetarët e dyja komunave.
Kurse me implementimin e tij do të ndihmohet në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunave Viti dhe Kriva Pallanka.