Në Kuvendin e Kosovës, në zyrat e LDK-së, tashmë ka filluar takimi PDK-LDK. Aty janë Isa Mustafa, Sabri Hamiti dhe Haki Rugova e nga PDK-ja, mësohet se sapo kanë arritur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Nga ky takim pritet të finalizohet marrëveshja mes këtyre dy partive dhe të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse. Të paktën kështu ka paralajmëruar vet Hashim Thaçi dy ditë më parë.