Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me bashkëpunëtorë kanë bërë shpërndarjen e kifleve dhe qumështit për nxnësit e ciklit të ulët.
Ai tha se ushqimi, ngrohja e veshmbathja janë kushtet minimale për një proces normal mësimor.
“Do të bëjmë gjithçka që shkollarët tanë përgjatë kohës së mësimit ta kenë mendjen vetëm aty”, tha kryetari Kastrati.
Sipas tij, arsimi është fusha me prioritetin më të lartë në Kamenicë dhe reformat që po ndërmirren janë gjithëpërfshirëse.
“Nëse do t’ia bëja vetë bilancin punës time, suksesin në Kamenicë do ta kisha matur pikërisht me suksesin në fushën e arsimit”, tha tutje ai.